Suedi, sulm i armatosur ndaj një xhamie

Mos i humb

Xhamia në qytetin suedez Malmo ishte objektiv i një sulmi të armatosur në të cilin u shkaktuan dëme materiale në objekt.

Sipas televizionit shtetëror SVT, ndaj xhamisë “Mahmud” është kryer një sulm i armatosur në të cilin nuk pati viktima.

Zëdhënësja e policisë suedeze, Anna Goransso deklaroi se gjatë sulmit janë thyer tre xhama dhe se janë ngritur hetime për tentim vrasje.

Përfaqësuesi i xhamisë Kareem Lone, tha se banorët që jetojnë pranë xhamisë menduan se ishtin fishekzjarre dhe jo të shtëna nga armë zjarri.

“Vërejtëm se dritaret u thyen dhe thirrëm policisë. Policia gjeti disa gëzhoja plumbash në vendngjarje”, tha Lone.

Ai gjithashtu theksoi se ende nuk dihet motivi i sulmit apo sulmuesi.

Xhamia “Mahmud” në Malmo u hap zyrtarisht në maj 2016.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit