Suedia reagon ndaj Kinës për arrestimin e shtetasit suedez

Mos i humb

Suedia dënon arrestimin e shtetasit suedez Gui Minhai më 20 janar në Kinë.

Ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallstrom, deklaroi se është një situatë shumë serioze arrestimi i shtetasit suedez në Kinë. Ajo dënoi siç tha veprimin e “pamëshirshëm” dhe “arbitrar” të Kinës.

Pasi shtoi se është një “ndërhyrje e pamëshirshme” veprimi i kryer ndaj 53 vjeçarit Gui, Wallstrom ka vënë theksin se ky veprim i Kinës është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

“Kërkojmë që të jepet mundësia e takimit të ekipit tonë diplomatik dhe mjekësor me qytetarin tonë. Gjithashtu dëshirojmë që Gui të bashkohet me vajzën dhe familjen e tij”, ka thënë Wallstrom.

Theksohet se Gui ishte një nga 5 personat që u zhdukën në fund të vitit 2015 dhe që punonte në një shtëpi botuese në Hong Kong, ndërkohë që 4 personat e tjerë njoftohet se janë liruar.

Grupet aktiviste në Hong Kong pretendojnë se punonjësit e shtëpisë botuese ishin arrestuar me arsyen se kanë nxjerrë në shitje një libër të ndaluar rreht presidentit kinez Xi Jinping.

Gui Minhai, ishte liruar në tetor të vitit të kaluar. Ai më pas u arrestua nga policia kineze më 20 janar në një tren teksa shkonte në Pekin nga qyteti Ningbo me diplomatët suedezë.

Ndërkohë që Gui Angela, vajza e Gui ka theksuar se që prej dy javësh nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e babait të saj./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit