Suhareka nuk ndalet, kryetari Maharremaj aksion në pastrimin e rrugëve!

Mos i humb

Suhareka, ka shënuar Ditën Botërore të Tokës me disa aktivite të mbështetura nga Komuna e Suharekës. Me këtë rast kryetari Bali Muharremaj ka zhvilluar disa aktivitete në kuadër të kësaj dite, që kishte për qëllim përcjelljen e mesazhit për ruajtjen e ambientit.

Në shkollën ‘Ramë Bllaca’, Muharremaj mbolli disa pemë dekorative për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe njëkohësisht të pastërt për gjeneratat e ardhëshme.

Më tutje, Muharremaj së bashku me një kompani pastrimi për nderë të ditës së Tokës, kanë mbledhur mbeturinat nga Carraleva në drejtim të Suharekës.

Ndryshe, Komuna e Suharekës njihet si ndër komunat më të pastërta në vend, ndërsa para një muaji ka fituar grandin prej 100 mijë euro nga Ministria e Planifikimit Hapsinorë dhe organizatës ‘Let’s Do It Kosova’. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit