Sukses tjetër kundër Alzheimer

Mos i humb

Stimulimi magnetik përgjysmon avancimin e Alzheimerit.

Këto janë rezultatet e një trial klinik mbi një trajtim që ka zgjatur 52 javë me këtë metodë mbi pacientë të prekur nga sëmundja.

Këto rezultate sipas ekipit mjekësor italian janë shumë të rëndësishme dhe i hapin rrugën prespektivave të reja për zhvillimin e terapive jo farmaceutike apo edhe të plotësojnë ato me ilaçet që aktualisht janë në fazë eksperimentuese.

Stimulimi magnetik transkranik është jo invasiv si terapi, pa dhimbje dhe efekte anësore domethënëse.

Bazohet në përdorimin e impulsive magnetike shumë të shkurtra dhe intensive, që përqendrohen në një zonë të caktuar të trurit dhe arrijnë ta bëjnë të reagojë.

Këto impulse elektrike, që pacienti nuk i ndjen aspak, aktivizojnë neuronet duke prodhuar kështu efektin e kërkuar.

Studimi është mbështetur nga Ministria italiane e Shëndetësisë, ajo e Arsimit dhe një sërë universitetesh dhe spitalesh universitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit