Sulm ajror në Idlib, të paktën 17 civilë të vdekur

Mos i humb

Sipas vlerësimeve të para në sulmin ajror të kryer në një fshat të qytetit Idlib të Sirisë, që gjendet në mesin e zonave jokonfliktuale kanë humbur jetën të paktën 17 civilë.

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për AA tha se, “Në një sulm ajror të kryer në orët e mbrëmjes në fshatin Maar Shurin të Idlibit kanë humbur jetën të paktën 17 civilë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë. Sipas informacioneve të cilat i kemi marrë nga observatori ajror, sulmin e kanë kryer avionët luftarak rusë të nisur nga baza Humejmim në Latakia”.

Më tej, duke theksuar se në sulmin ajror i cili shënjestër ka pasur vendbanimin, tha se mes të vdekurve gjenden gra dhe fëmijë, ndërsa të plagosurit janë transferuar në qendrat e shëndetësisë në rajon.

Punimet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar, ndërsa ka shqetësim që numri i të vdekurve mund të rritet.

Idlibi në përputhje me marrëveshjen të arritur mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ishte shpallur si rajon jokonfliktual./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit