Luan Rama: Arta Marku nuk është kryeprokurore e përkohshme

Mos i humb

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama thotë se Arta Marku nuk është e përkohshme, por Prokurore e Përgjithshme zëvendësuese.

Në një status në Facebook ai i referohet Kushtetutës, ku thotë se nocioni “i përkohshëm” për Prokurorin e Përgjithshëm nuk ekziston.

“Zonja Arta Marku nuk ështē zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohshme! Sepse as në Kushtetutë e as në ligj nuk ekziston një emërtesë e tillë! Nuk ekziston funksioni Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm! Ja çfarë thotë ligji 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, në nenin 109, pika 2 që është një dispozitë kalimtare: “Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji”. Pra është vetëm një prokuror zëvendësues dhe JO PROKUROR I PERGJITHSHEM I PERKOHSHEM! Ndryshimi nuk është formal, por thelbësor! Sepse Kuvendi nuk ka tagër kushtetues të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm, kompetencë që vetë Kuvendi me ligj ia ka dhënë Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Sot Shqipëria nuk ka Prokuror të Përgjithshëm, por ka vetëm nje prokurore zëvendësuese që në kundërshtim me Kushtetutën është caktuar të kryeje funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm!”, shkruan Rama./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit