Sulm i armatosur në Nigeri, të paktën 45 civilë të vrarë

Mos i humb

 

 

Në një sulm të armatosur në pjesën veriperëndimore të Nigerisë, të paktën 45 civilë e kanë humbur jetën.

Në një deklaratë me shkrim nga Grupi i Sigurisë dhe Menaxhimit të Mirë të provincës Kaduna thuhet se një grup sulmuesish të armatosur kanë hapur zjarr ndaj banorëve të fshatit Gwaska pranë provincës Kaduna.

Si pasojë e sulmit të paktën 45 persona mbetën të vrarë ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Të plagosurit janë marrë nën trajtim.

Lidhur me këtë rast kanë filluar hetimet.

Në një sulm të armatosur gjatë javës së kaluar në një rajon të minierave në Kaduna humbën jetën 14 minatorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit