Breshëri dëmton prodhimet në Lunxhëri. Fermerët: Kostoja, tepër e lartë

Mos i humb

 

 

40% e prodhimit vjetor të vreshtave dhe ullirit mendohet të jetë dëmtuar në krahinën e Lunxhërisë në Gjirokastër, gjatë fundjavës.

Një stuhi breshëri që zgjati rreth 10 minuta u bë shkak për dëmin me përmasa të mëdha në bujqësi. Jani Sali, i cili jeton në fshatin Erind, thotë se të gjitha kulturat që ai kultivon u dëmtuan, por vreshtat patën dëmin me kosto më të lartë. Një pjesë e frutit të sapolidhur gjendet përtokë.

“Breshëri ishte shumë i fortë dhe kokërrmadh. Ka dëmtuar bistakët e rrushit”, thotë Sali.

Artur Xhaferi, i cili jeton në Shën Todër, thotë se ullirit që ai ka mbjellë vitet e fundit iu dëmtua lulja, por breshëri goditi edhe kulturat e fushës: “E ka dëmtuar në lule. Gjysmën e ka këputur”.

Në të gjithë krahinën e Lunxhërisë dëmi ekonomik prej këtij fenomeni shkon në miliona lekë. Kultivuesit kryesorë të vreshtave në të gjithë luginën e Drinos nuk kanë sigurime për të mbrojtur prodhimin sepse kompanitë nuk ua ofrojnë këtë shërbim.

Stuhia e breshërit me diametër gati 1 cm përsëritet pas gati dy vitesh në të njëjtën zonë, por këtë herë dëmi llogaritet të jetë më i lartë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit