Sulm i armatosur në SHBA

Mos i humb

Një numër i madh njerëzish janë qëlluar me armë gjatë një sulmi të armatosur në rajonin Harford, në Maryland të SHBA-ve.

“Ne mund të konfirmojmë se ka pasur një sulm të armatosur në zonën midis rrugës Spesutia dhe Perryman Road. Ka shumë viktima”, ka deklaruar në llogarinë e tij zyrtare Twiter, sherifi i rajonit Harford.

Nga policia konfirmohet se është kryer ndërhyrje, ku banorët përreth janë paralajmëruar që të mos afrohen në vendin e ngjarjes.

Harford ndodhet rreth 115 kilometra në verilindje të kryeqytetit Washington./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit