Sulm me armë në SHBA, qëllon kalimtarët ndërsa ecën me makinë

Mos i humb

Arizona, një sulm me armë në lagjet periferike të Phoenix ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 13 të plagosur, si dhe panik te banorët e zonës.

Policia e Surprize konfirmon se një person që udhëtonte me një makinë qëlloi me armë ndaj kalimtarëve përpara se të ndalohej nga autoritetet.

Personi ka shumë të ngjarë të ketë qëlluar rastësisht në të paktën tetë vende të ndryshme rreth Phoenix, në një sulm të furishëm që zgjati një orë e gjysmë.

“Nuk e dimë shkakun dhe nuk kemi asnjë motiv apo ide se çfarë e shtyu autorin të bënte këtë gjë”, u shpreh zyrtari i policisë, Brandon Sheffert.

I dyshuari u arrestua pasi zjarrfikësit gjetën veturën falë përshkrimit të dëshmitarëve okularë.

Njeriu në timon nuk rezistoi gjatë arrestimit gjersa policia gjeti armë në veturën e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit