Sulm me armë në Teksas, një i vrarë dhe 13 të plagosur

Mos i humb

TEKSAS– Një person ka vdekur dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën pasi të shtënat shpërthyen gjatë një vigjilje në një periferi të Hjustonit ku ishin mbledhur rreth 50 persona.

Sherifi i qarkut Heris, Ed Gonzales tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 6 në mbrëmje (sipas kohës lokale), kur rreth 50 persona u mblodhën afër një tregu për të kremtuar një festë lokale.

“Derisa po kremtonin, respektivisht po lëshonin balonat në ajër një veturë iu afrua turmës”, tha sherifi Gonzales. “Me t’u afruar filluan të shtënat drejt turmës”, shtoi ai.

Njëri prej të lënduarve u desh të dërgohej me helikopter në spital, shtoi tutje Gonzales derisa në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë.

Sipas sherifit të qarkut, është ende herët të dihet nëse sulmi është i ndërlidhur me bandat kriminale apo çfarë motivi kishin sulmuesit. REL

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit