Hetimet për Thoma Gëllçin, SPAK kërkon informacione për tendera të tjerë

Mos i humb

TIRANE– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thelluar hetimet ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, tashmë i arrestuar Thoma Gëllçi.

Sipas burimeve SPAK ka kërkuar informacione për tendera të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit, por pa dhënë informacion nëse janë zbuluar fakte penale.

Informacionet janë kërkur në kohën kur Gëllçi ka qenë në krye të RTSH-së.

Vlen të përmendet se ish-drejtori Thoma Gëllçi është nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor.

Ndërkaq seanca ndaj Gëllçit është shtyrë për të martën (datë 14 dhjetor 2021), ku do të paraqitet dhe mbrojtja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit