Sulm me bombë ndaj presidentit të Venezuelës

Mos i humb

 

Gjatë fjalimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në një ceremoni është kryer sulm me dron që mbante eksploziv, ndërsa Maduro nuk është plagosur.

Sipas lajmit të BBC, gjatë fjalimit të Maduros në një ceremoni në kryeqytetin Caracas, është kryer sulm me anë të dronëve me eksploziv. Zyrtarët theksuan se Maduro nuk ka pësuar lëndime nga sulmi.

Ministri i Komunikimit, Jorgi Rodriguez, njoftoi se sulmi ka shënjestruar Maduron dhe se janë plagosur 7 ushtarë.

Ai duke rikujtuar se Maduro ka fituar zgjedhjet e muajit maj, tha se “Pas humbjes së zgjedhjeve sërish ishin të pasuksesshëm”.

– “Ata u përpoqën të më vrisnin”

“Kjo ishte një përpjekje për vrasje, ata u përpoqën të më vrisnin”, tha Maduro në adresimin e tij për kombin.

Ai theksoi se sipas dëshmive të mbledhura deri tani sulmi është kryer nga “djathtistët ekstremistë”, ndërsa sulmuesit janë të lidhur me Bogota dhe Miami, duke treguar se disa prej sulmuesve janë kapur pa dhënë detaje.

Kryetari i Kuvendit Kombëtar i Venezuelës, Diosdado Cabello, në postimin e tij në Twitter incidentin e karakterizoi si “sulm terrorist”.

Ndërkohë një grup i cili vetemërtohet si “Ushtarët që veshin T-shirt”, në postimin në Twitter morën përgjegjësinë mbi sulmin. Nuk ka detaje rreth grupit.

Vitin e kaluar ish-punonjësi i policisë, Oscar Perez, me helikopterin e policisë të cilën e kishte rrëmbyer kishte sulmuar me granata në Gjykatën e Lartë dhe Ministrinë e Brendshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit