Sulm me bombë në Jemen, 6 të vdekur

Mos i humb

 

 

Në një sulm me bombë në qytetin Al Hudaydah në perëndim të Jemenit humbën jetën gjashtë persona. Një nga të vrarët është komandanti i Forcave të Rezistencës Popullore, përkrahës të qeverisë legjitime, si dhe pesë ushtarë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake, bomba e vendosur nga persona ende të paidentifikuar në rrugë në mes të rajoneve El-Huha ile His, u aktivizua përgjatë kalimit nga rajoni të automjetit të komandantit të Forcave Et-Tihamiye, Hasan ed-Duble.

Si pasojë e sulmit, komandanti Duble dhe pesë ushtarë që ishin me të humbën jetën ndërsa disa të tjerë u plagosën. Nuk është theksuar numri i të plagosurve.

Ende nuk është marrë përgjegjësia e sulmit.

Duble ishte komandant i Forcave të Rezistencës Tihamiye, të cilët luftojnë pranë ushtrisë kombëtare të Frontit të Bregdetit Perëndimor kundër Huthive.

Ushtria kombëtare dhe Forcat e Rezistencës Popullore për më shumë se një vit po luftojnë në frontin në fjalë kundër rebelëve Huthi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit