Sulm ndaj minatorëve në Nigeri, 14 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në zonën e minierave në shtetin Kaduna të Nigerisë.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, zëdhënësi i policisë, Austin Iwar, ka theksuar se një grup i armatosur ka hapur zjarr drejt minatorëve në fshatin Janruwa.

Ai bëri të ditur se nga sulmi kanë humbur jetën të paktën 14 minatorë, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur.

Iwar më tej duke theksuar se të plagosurit janë dërguar në trajtim mjekësor, tha se në rajon janë dërguar forca të sigurisë shtesë dhe ka filluar hetim në lidhje me incidentin.

Edhe në sulmin e armatosur të muajit të kaluar në shtetin Kaduna, kishin humbur jetën 11 ushtarë, ndërsa ishin plagosur 9 civilë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit