Sulm racist ndaj një xhamie në Suedi

Mos i humb

Një grup i panjohur sulmuesish sot kanë kryer sulm racist ndaj një xhamie në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm.

Imami i xhamisë së Stockholmit, Halit Khaled, në një deklaratë për AA tha se persona të paidentifikuar në derën e hyrjes së xhamisë kanë vendosur një kryq prej hekuri, i cili është simbol i krishterimit.

“Xhamia e Stockholmit në lagjen Södermalm, e cila është njëra prej xhamive më të vjetra dhe më të mëdha të kryeqytetit, sot iu nënshtrua një sulmi racist. Në mëngjes, persona të paidentifikuar në derën e xhamisë kanë vendosur një kryq prej hekuri, i cili është simbol i krishterimit. Ata nuk duan që ne të jemi aty. Ata duan që ta mbyllim xhaminë dhe të shkojmë. Ne e njoftuam policinë për rastin dhe po kryhen hetimet”, tha Albed.

Duke bërë të ditur se më parë shumë herë në derën e xhamisë janë vizatuar figura të svastikës (kryqi i thyer), Albed tha se të paktën dy herë në vit i nënshtrohen sulmeve raciste.

3 sulme raciste për 2 muaj

Në anën tjetër edhe në qendrën kulturore muslimane El-Huda, e cila ndodhet në krahinën Flen të rajonit Södermanland në Suedi, ishte vizatuar një figurë të kryqit të thyer. Kurse mbrëmë, një grup i panjohur sulmuesish sulmuan xhaminë Saffle, e cila ndodhet në kompleksin e Qendrës Kulturore Islame në qytetin jugor suedez Karstad./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit