Sulm terrorist në Turqi, 4 të vdekur dhe 13 të plagosur

Mos i humb

Të paktën 7 civilë u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën kur terroristët e PKK-së shënjestruan një automjet që transportonte punonjësit e pyjeve në juglindje të Turqisë, tha sot ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu.

“Shtatë vëllezërit tanë u martirizuan nga një shpërthim i një mjeti të improvizuar ndërsa ata ndodheshin në automjetin në lëvizje. Pushoni në paqe. Kishim 10 të plagosur, njëri prej të cilëve u lirua nga spitali”, tha Soylu pas vizitës që u bëri të plagosurve në spitalet në provincën e Diyarbakirit.

Ai shtoi se dy nga të plagosurit që po trajtohen në spitalin “Selahaddin Eyyubi” janë me plagë serioze.

Sulmi terrorist ndodhi në rrethin Kulp të Diyarbakirit rreth orës 6 të mëngjesit, tha guvernatori i Diyarbakirit.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit