Sulm vetëvrasës në Pakistan, 5 policë humbin jetën

Mos i humb

Të paktën pesë policë kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi vetëvrasës të kryer ndaj një minibusi policor në qytetin Quetta, në kufi mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Në një njoftim të lëshuar nga Forcat e Armatosura të Pakistanit, njoftohet se incidenti ka ndodhur në rrugën për në aeroportin e kryeqytetit të provincës Balochistan, Quetta.

Gjithashtu njoftohet se dy persona të tjerë të cilat ishin në përpjekje të një sulmi vetëvrasës ndaj rojeve kufitare në rajonin Mian Ghundi të Quetta-s, janë neutralizuar nga forcat e sigurisë.

Qyteti i Quetta-s muajin e fundit është cak i sulmeve të ngjashme ndaj të krishterëve dhe rojeve kufitare./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit