Sulme ajrore në Idlib, 13 civilë të vdekur

Mos i humb

Idlib

Gjatë sulmeve ajrore, të cilat pjesëtarët e regjimit të regjimit sirian Bashar Al-Assad dhe forcave ruse të kryera nga syfyri në zonën e deeskalimit të përleshjeve në Idlib, kanë humbur jetën së paku 13 civilë.

Regjimi i Asadit dhe Rusia që nga syfyri ka sulmuar disa vendbanime brenda zonës së deeskalimit.

Sipas informacionit të marrë nga Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardhë), në sulmet ajrore kanë humbur jetën të paktën 13 civilë, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë.

Me këtë numri i të vdekurve nga sulmet e regjimit të Asadit dhe mbështetësve që nga mbrëmë është rritur në 33.

Punimet e mbrojtjes civile për të shpëtuar personat të mbetur nën rrënojat vazhdojnë, ku edhe ka shqetësim për rritjen e numri të të vdekurve dhe të plagosurve.

Nga shtëpia e vëzhgimit të avionëve të opozitarëve është bërë e ditur se sulmi ajror ndaj një fshati është kryer nga avionët luftarakë rus.

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në katër milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat e cila më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Në takimin e përfaqësuesve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të mbajtur në fillim të majit 2017 në Kazakistan, Idlibi dhe zona përreth u shpallën zona e deeskalimit. Pas sulmeve të regjimit që shkelën procesin e armëpushimit të nisur në këto korniza, Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje shtesë.

Pavarësisht marrëveshjes së Soçit të nënshkruar më 17 shtator 2018, forcat e regjimit me ndihmën e aleatëve vazhdojnë sulmet. Sulmet u intensifikuan gjatë takimit të 12 të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të mbajtur më 25 dhe 26 prill në Nur-Sultan (Kazakistan). Sulmet vazhduan, dhe të dhënat e Mbrojtjes Civile tregojnë se të paktën 268 civilë u vranë që nga 25 prilli dhe më shumë se 660 u plagosën.

Që nga 17 shtatori i vitit 2018 kur ishte arritur marrëveshje mes Turqisë dhe Rusisë rreth Idlibit, regjimi i Asadit dhe mbështetësit kanë shkelur armëpushimin. Në këto sulme mbi 550 mijë persona janë zhvendosur nga vendet e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit