Sulmet ajrore të regjimit në Gutën Lindore, 51 të vdekur

Mos i humb

Që nga orët e mëngjesit të paktën 51 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit të Bashar al-Asadit në rajonin e rrethuar të Gutës Lindore në Siri.

Gazetarët e AA-së në Gutën Lindore njoftojnë se regjimi që nga orët e mëngjesit e deri më tani është duke kryer sulme intensive ndaj rajonit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), si pasojë e bombardimeve në vendbanimin Arbin të Gutës Lindore, jetën kanë humbur 7 civilë, në Kefer Batna 7, në Haresta 1, në Duma 11, në Misraba 5, në Zemelka 4, në Hamurije 4, në Sakba 3, në Medjere 2, në Hizze 3 dhe në Xhobar 2 civilë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile theksojnë se sulmet ajrore po vazhdojnë intensivisht dhe se mund të ketë rritje të numrit të viktimave.

Ndryshe, 30 civilë humbën jetën gjatë ditës së djeshme si rezultat i sulmeve intensive të regjimit të Asadit në Gutën Lindore.

Në Gutën Lindore, rajon i kontrolluar nga opozitarët që gjendet në kryeqytetin e Sirisë, Damask, jetojnë rreth 400 mijë civilë, gjysma e të cilëve janë fëmijë.

Edhe pse rajoni është shpallur zonë jokonfliktuale sipas marrëveshjeve të arritura në bisedimet në Astana, regjimi ka intensifikuar bllokadën që nga prilli i vitit të kaluar.

Qindra civilë të sëmurë presin të evakuohen urgjentisht nga rajoni në të cilin kriza humanitare është thelluar. Shumica e të sëmurëve janë fëmijë ose persona që vuajnë nga kanceri në fazë të avancuar. Shumë foshnje dhe fëmijë në Gutën Lindore kanë humbur luftën për mbijetesë për shkak të urisë dhe mungesës së barnave./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit