Sulmi ajror në Idlib, 42 të vdekur dhe 80 të plagosur

Mos i humb

 

 

Në sulmet ajrore në fshatin Zerdene brenda “zonës së deeskalimit” në Idlib të Sirisë, të paktën 42 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 80 të tjerë janë plagosur.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf në deklaratën për AA tha se në orët e natës janë kryer sulme ajrore në fshatin Zerdene në pjesën periferike në veri të Idlibit.

Ai tha se në mesin e të plagosurve janë edhe 5 anëtarë të Mbrojtjes Civile. “Të paktën 42 civilë e kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore të ndërmarra në afërsi të një xhamie dhe një tregu në fshatin Zerdene të Idlibit”, tha Haxh Jusuf.

Sipas tij, pas sulmit të parë, është kryer edhe sulmi i dytë, në momentin kur ekipet në terren u përpoqën të ndihmonin të plagosurit dhe se humbjet e mëdha kanë ndodhur si pasojë e sulmit të dytë.

Mësohet se 10 nga të vdekurit janë fëmijë, ndërsa 9 gra.

Ndërkohë në një deklaratë nga Observatori i opozitarëve për vëzhgimin e avionëve thuhet se “sulmet janë kryer nga avionët luftarakë SU 24 që janë ngritur nga Latakia”.

Gjithashtu bëhet e ditur se të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth dhe se ekipet e Mbrojtjes Civile kanë përfunduar punimet për kërkim dhe shpëtim.

Idlibi, nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në pjesën veriperëndimore të Sirisë, u shpall “zonë për reduktimin e tensioneve” në takimin e mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astana. Pavarësisht kësaj, regjimi sirian dhe Rusia vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit