Ish-gjenerali izraelit kritikon ushtrinë izraelite

Mos i humb

 

 

Ish-gjenerali izraelit, Giora Eiland, ka theksuar se ushtria e Izraelit nuk është “ushtria më e moralshme në botë” ashtu sikurse pretendohet.

Sipas lajmit të gazetës “Yediot Ahranot”, duke iu referuar pamjeve kur një i ri palestinez u martirizua nga një snaiper, Eiland ka vënë në dukje se është “i turpëruar nga momentet e gëzimit të ushtarëve pasi qëlluan të riun”.

“Ata që pretendojnë se ushtria izraelite është ushtria më e moralshme e botës duhet të paraqesin prova. Ky pretendim është i pabazuar. Kush është ai që ka bërë një krahasim të tillë!”, është shprehur Eiland, i cili deri në vitin 2003 ka patur detyrën e kryesimit të Departamenteve të Operacioneve dhe Planifikimit në ushtrinë e Izraelit.

Eiland, ka rikujtuar se një ngjarje e ngjashme është përjetuar edhe në vitin 2003 kur ai ndodhej në detyrë, ku ushtarët izraelitë vranë një aktivist britanik.

Aktivisti britanik i paqes Tom Hurndall u plagos rëndë më 11 prill 2003 në kampin e refugjatëve në qytetin Refah teksa u përpoq të mbronte fëmijët palestinezë nga zjarri i hapur nga ushtarët izraelitë. Më pas ai u dërgua në Londër dhe ai ndërroi jetën në moshën 22-vjeçare pasi qëndroi në koma për një periudhë 8 mujore.

Ushtarët izraelitë fillimisht pretenduan se i riu ishte i armatosur, por e vërteta u zbulua pasi ambasadori britanik i dha disa informacione Eliand, ku më pas ushtarët pranuan se “kishin hapur zjarr në mënyrë të panevojshme ndaj një civili”.

Në median izraelite dhe palestineze u publikuan pamjet e filmuara nga ushtarët izraelitë të cilat paraqesin momentet kur ushtarët izraelitë martirizojnë me snaiper një të ri palestinez. Në pamje dëgjohen britma gëzimi nga ushtarët izraelitë, si dhe një ushtar që shprehet “Sa video e bukur që u bë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit