“Sulmi mbi ambasadën turke, sulm mbi shtetin e Danimarkës”

Mos i humb

Zyrtarët më të lartë të Danimarkës kanë dënuar sulmim me koktej molotovi mbi Ambasadën e Turqisë në Kopenhagë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke thënë se sulmi mbi një ambasadë, paraqet sulm mbi shtetin e Danimarkës.

Sulm ndaj ambasadës turke në Kopenhagë
Në një postim të tij në Twitter, kryeministri i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, ka dënuar sulmin, pasi siç tha, sulmi mbi misionet diplomatike të shteteve të huaja paraqet një vepër shumë serioze. Ai tha se statusi i veçantë i ambasadave, patjetër duhet respektuar.

“Shpresoj se përgjegjësit për sulmin mbi ambasadën e Turqisë do të kapen shpejtë dhe të dërgohen para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e kryeministrit të Danimarkës.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Anders Samuelsen, gjithashtu ka dënuar sulmin në fjalë, i cili sipas tij, fatmirësisht ka përfunduar pa viktima.

“Ambasada e Turqisë gjendet nën mbrojtjen tonë, ashtu siç janë të gjitha ambasadat në Kopenhagë. Sulmi mbi një ambasadë, paraqet një sulm mbi shtetin e Danimarkës”, tha Samuelsen.

Rikujtojmë se mëngjesin e sotëm, ambasada e Turqisë në Kopenhagë është sulmuar me katër kotej molotovi.

Në një deklaratë për mediat, Torben Madsen nga policia e Kopenhagës tha se policët patrullues incidentin e kanë vërejtur në orën 02:55.

Madsen theksoi se në zonë janë dërguar një numër i madh i ekipeve policore, duke shtuar se policët që kanë vërejtur incidentin janë fokusuar në fikjen e zjarrit në ndërtesë në vend të kapjes së personave që kanë ikur.

Ai tha se janë të mendimit që sulmin e kanë kryer katër persona duke hedhur katër koktej molotovi.

Si pasojë e incidentit nuk ka pasur të vdekur ose të lënduar, megjithatë, ndërtesa e ambasadës ka pësuar dëme materiale./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit