Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se pas çlirimit të qytetit të Afrinit, Turqia nuk do të ngelet me kaq, por do të vazhdojë pastrimin e terroristëve dhe eliminim e kërcënimit të tyre ndaj shtetit turk.
“Ne kemi vënë një presje, shpresoj që t’i vendoset pikë tani. Sigurisht, nuk do të mjaftohemi me kaq. Ka edhe zgjatime të këtyre. Do ta mbarojmë edhe punën e tyre. Synimi ynë nuk është pushtimi, por realizimi i operacionit për pastrimin e terroristëve dhe eliminimi i kërcënimit që vjen nga këta terroristë kundër vendit tonë”, tha Erdogan.
– Deri më sot janë neutralizuar 3.622 terroristë
Presidenti Erdogan ka njoftuar se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” e deri më sot janë neutralizuar 3.622 terroristë./Rtv Islam/


