Sulmi në policinë e Parisit, nuk ka indikacione për terrorizëm

Mos i humb

Paris
Qeveria e Francës tha se nuk ka asnjë element që tregon se punonjësi i policisë i cili vrau dje 4 kolegët e tij në Drejtorinë e policisë në Paris të jetë i radikalizuar.

Zëdhënësja e qeverisë, Sibeth Ndiaye sot për “France Info” deklaroi se prokurorët e Parisit kanë vendosur të hapin hetime për vrasje mbi faktet “të cilat në këtë fazë të hetimeve nuk bien nën hetimet për terrorizëm”.

Mediat franceze thanë se sulmuesi i moshës 45-vjeçare, administrator i teknologjisë në njësinë e inteligjencës të policisë së Parisit, u konvertua në Islam 18 muaj më parë. Ai u qëllua për vdekje pas sulmit.

“France Info” dhe BFM TV sot raportuan se gruaja e sulmuesit i tha policisë se burri i saj, i cili ishte i shurdhër, kishte vizione dhe kishte bërë deklarata të pazakonta një natë para sulmit.

Sulmi i djeshëm me thikë në Drejtorinë e policisë së Parisit la të vdekur tre policë dhe një administrator ndërsa një tjetër pësoi plagë serioze.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit