Sulmi në stacionin hekurudhor në Karmatorsk të Ukrainës, reagon Biden: Rusia po shkakton mizori, po vret civilë të pafajshëm!

Mos i humb

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka akuzuar Rusinë për mizoritë e kryera në Ukrainë, sidomos për sulmin me raketa në një stacion hekurudhor në Karmatorsk, në Ukrainën lindore, ku janë vrarë të paktën 50 njerëz dhe plagosur 300 të tjerë.

Presidenti Biden fajësoi Moskën, duke thënë se ushtria e saj goditi civilët që po përpiqeshin të evakuoheshin dhe të arrinin të sigurt.

Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar kryerjen e sulmit.

Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Sllovakisë për transferimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Ukrainë, duke përmbushur një nga kërkesat kryesore të Zelensky për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër Rusisë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ripozicionojnë një sistem raketor Patriot në Sllovaki dhe paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë në përpjekjet ndërkombëtare për të zmbrapsur pushtimin rus të Ukrainës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit