“Sulmuesi i Zelandës së Re do të përballet me akuza për 50 vrasje”

Mos i humb

Policia e Zelandës së Re bën të ditur se personi i akuzuar për kryerjen e sulmit terrorist muajin e kaluar në dy xhamitë në qytetin Christchurch do të përballet me akuza për 50 vrasje dhe akuza për 39 vrasje në tentativë.

Ai të premten do të paraqitet në Gjykatën e Lartë në Christchurch, thuhet në njoftimin e policisë në rrjetet sociale.

“Akoma po konsiderohen akuza të tjera. Pasi rasti është në gjykatë, policia nuk është në pozitë të komentojë tutje”, thuhet në njoftim.

Të paktën 50 besimtarë muslimanë u masakruan dhe shumë të tjerë u plagosën në atë që supozohet se është sulm terrorist ndaj dy xhamive nga një supremacist i bardhë i lindur në Australi, ngjarje që ndodhi më 15 mars në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit