Supë me Mish Viçi Frikase – Receta Për Një Drekë Të Shijshme

Mos i humb

Zakonisht supa frikase përgatitet me mishin e pulës duke e kombinuar me kosin që i jep dhe ngjyrën karakteristike.

Kjo supë është pjesë e traditës shqiptare dhe është kaluar brez pas brezi për vite të tëra.

Ama AgroWeb.org ju sugjeron që të provoni shijen e saj kur përdorni mishin e viçit.

Duke qenë se mishi i viçit është pak me më shumë yndyrë i jep një shije akoma dhe më të fortë supës.

I kombinuar me kosin, mishi do t’ju dhurojë një pjatë perfekte për ta shijuar në darkë.

Madje nëse dëshironi që të humbisni në peshë, por kërkoni receta që t’ju ngopin më gjatë kjo është e duhura.

Ndiqni të gjithë hapat e përshkruar në recetë dhe do të mrekulloheni me shijen e saj.

Përbërësit

500g mish viçi

Një kokërr vezë

200 ml kos

3 lugë gjelle miell

3 lugë vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Majdanoz i freskët

Lëngu i kokërr limoni

Përgatitja

Fillimisht pastroni mishin dhe më pas kriposeni dhe vendoseni në një tenxhere që të ziejë.

Ndërsa mishi i viçit është duke zierë, në një tigan hidhni vajin e ullirit.

Shtoni miellin, lëreni të skuqet duke e përzierë. Më pas hiqeni nga zjarri dhe hollojeni me pak nga lëngu i mishit(3-4 lugë).

Lëreni mënjanë dhe në një enë rrihni vezën dhe kosin. Hidhni aty edhe miellin dhe përziejini bashkë derisa të njëtrajtësohen.

Pasi mishi të ketë zierë, marrim lëngun dhe e hedhim në një tenxhere të thellë.

Shtojmë aty miellin me kosin dhe vezën, duke e përzierë vazhdimisht që të mos krijohen kokrra.

E vendosim tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe e lëmë të ziejë për pak minuta duke vijuar ndërkohë ta përziejmë.

Më pas mishin e zierë, e presim në copa  dhe për më shumë shije mund ta skuqim me pak vaj ulliri para se ta shtojmë në tenxhere.

Në fund, supës i hedhim lëng limoni, piper dhe majdanoz të freskët të grirë hollë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit