“Superhëna” dhe eklipsi hënor ndriçon qiellin në mbarë botën

Mos i humb

Një “superhëna” ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjesshëm hënor. Ajo mund të shihej më e plotë dhe e shndritshme mbrëmjen e së martës.

“Superhënat” ndodhin kur Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj. Gjithashtu një eklips i rrallë dhe i pjesshëm hënor u pa të ndodhte mbrëmjen e djeshme.

Eklipsi ndodhi me rreth 4% të diskut të Hënës të mbuluar në errësirë, ky eklips ishte i dukshëm në të gjithë botën. Por, pamjet më të qarta u kapën në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eklipsi ishte i dukshëm edhe në Amerikën Latine, Evropë dhe Afrikë, si dhe në pjesë të vogla të Azisë dhe Lindjes së Mesme.

Hëna e plotë e këtij muaji e njohur ndryshe edhe si Hëna e Harvest është hëna e dytë nga katër “superhënat” e këtij viti.

Eklipsi i ardhshëm do të jetë në muajin Gusht të vitit 2026, i cili do të jetë i veçantë pasi rreth 96% e Hënës do të jetë në hije.

Superhëna me një eklips të pjesshëm hënor, foto e bërë në Jeruzalem.
Një avion pasagjerësh shihet duke kaluar përpara superhënës në Gloucestershire
Eklipsi i pjesshëm hënor në Meksikë.
Superhëna ndiçon qiellin në Weston.
Hëna e plotë në Venezuelë.
Hëna shihet nga Nanjing në provincën lindore Jiangsu të Kinës.
Shkëlqimi i hënës së plotë në Stamboll, Turqi.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit