Sveçla: Shumë shpejt do të nisin punimet për ndërtimin e fabrikës së municionit

Mos i humb

Shumë shpejt pritet të nisin punimet për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, dhe brenda një afati rekord besohet se do të përfundojë ndërtimi i saj. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili u shpreh se Kosova me këtë fabrikë do të ndërtojë kapacitetet për të prodhuar municionin e nevojshëm për ushtri dhe polici.

Këto komente, Sveçla i bëri sot, pas pjesëmarrjes në publikimin e raportit  që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

Për ndërtimin e kësaj fabrike, ministri i Punëve të Brendshme potencoi se Kosova e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rreth dy javë më parë kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e vlerësimit për hapjen e kësaj fabrike si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

Ndërkaq dje, Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit