Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike, Swissmedic ka miratuar zgjerimin e vaksinimit përforcues kundër koronavirusit për të gjithë personat e moshës 16 vjeç e lart për vaksinën Pfizer / Biontech.
Ndërsa personat në rrezik mund të vazhdojnë të përfitojnë nga një dozë e tretë që nga mosha 12 vjeçare.
Në çdo rast, parakusht është që doza e dytë të jetë injektuar të paktën gjashtë muaj më parë, shkruan Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike në një deklaratë të publikuar të martën.