Vrau nusen e vëllait, Apeli lë në burg përjetë Erdet Çapokun

Mos i humb

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi këtë të martë dënimin me burgim të përjetshëm për Erdet Çapokun, 35-vjeçarin i cili një vit më parë vrau kunatën e tij Enkeleda Çapoku.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Paskuqan, në Janar të 2020-s. Erdet Çapoku shkoi në banesën e kunatës së tij në gjendje të dehur dhe fillimisht e goditi mamanë e viktimës me sende të forta duke e lënë pa ndjenja dhe më pas masakroi Enkeleda Çapokun 39 vjeçe.

Krimi ndodhi në sy të vajzës së saj vetëm 17 vjeç. Në gjykatë, autori pranoi krimin duke thënë se kishte qenë i dehur dhe kishte bindje të forta se kunata i tradhtonte të vëllain.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit