Tabaku: Buxheti nuk reflekton vrullin për reforma që kërkon integrimi në BE

Mos i humb

Kryetarja e komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku deklaroi sot se projektbuxheti 2025 nuk reflekton një pjesë të madhe të prioriteteve që lindin nga pozicioni negociues i vendit, si dhe nuk ka asnjë ndryshim nga buxhetet e mëparshme.

Gjatë seancës dëgjimore në komision me Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka, Tabaku shprehu shqetësimin për sa i përket ritmit të ulët të përafrimit të legjislacionit.

“Jam ndeshur prej disa vitesh me retorikën që është prioritet përafrimi i legjislacionit, por i vetmi ndryshim  nga vitet paraardhëse në këtë komision nga 8 janë shqyrtuar 12 akte. Ky nuk më duket një ritëm i mirë”, tha Tabaku.

Tabaku u shpreh se nuk sheh të reflektuar në buxhet vrullin për reforma, apo ngritjen e shtetit në këmbë për hapjen e negociatave.

“Administrata publike ishte një nga të gjitha fushat e klasterit të parë që kishte vlerësimin  më negativ. Norma e lartë e emigracionit dhe shumë elementë të tjerë janë duke ndikuar në administratën publike”, u shpreh Tabaku.

Tabaku kërkoi informacione nga Kryenegociatorja nëse qeveria shqiptare parashikon një ristrukturim të institucioneve që menaxhojnë fondet e BE-së si dhe Misionit të Brukselit, për t’u përshtatur me realitetin e ri të çeljes së negociatave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit