Tabaku: Kompania ka marrë kredi me garanci sovrane gjatë pandemisë për pagat

Mos i humb

Në mbledhjen e sotme të zhvilluar në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve, ku të pranishëm janë edhe dëshmitarët të cilët do të pyeten në lidhje me këtë çështje,

Dëshmitarët e parë të pyetur në Komisionin Hetimor, janë administratori i shoqërisë “Intergrated Technology Servis” shpk Faraudin Arapi dhe Administratori i Shoqërisë “Albtek Energy” shpk Arjan Baci.

Gjatë fjalës së saj kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, theksoi se kompania ka marrë kredi me garanci sovrane gjatë pandemisë për të paguar paga.

“U mor kredi bankare gjate pandemisë për paga rreth 4 mije euro”, tha Tabaku.

Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Arjan Baci është administrator i shoqërisë “Albtek Enrgy” shpk?

Baci: Po jam emëruar në vitin 2021. Nga ajo kohë deri më tani menaxhojmë pasuritë

Jorida Tabaku: Për sqarim të dy menaxhojnë dy kompanitë që zotëronin Klodian Zoton e Stela Gugallën. A i njihni personalisht

Faraudin Arapi: Jo, për herë të parë i kam dëgjuar pas vendimit të gjykatës.

Baci: Jo, nuk i njoh

Jorida Tabaku: A është në funksion inceneratori?

Faraudin Arapi: Në momentin që është marrë në dorëzim, inceneratori ka qenë në punë, ka kryer incenerim e djegie të mbetjeve, energjia e prodhuar e fakton këtë gjë. Ky incinerator merr energji dhe shumicën e kohës eksporton. Diferenca është diku tek 6 milion e 700 mijë.

Jorida Tabaku: Kompania nuk është e licencuar nga ERE, si administrohet për energjinë?

Faraudin Arapi: Nuk di ta them, ERE nuk ka rënë dakort për çmimin, pasi pretendon se këto lloj impiantesh, kur prodhimi i energjisë është më pak se 2 mvat…prandaj ka ngelur kontrata e shitjes së energjisë elektrike pezul. Vendimi është komisionuar dhe i ka dhënë të drejtë shoqërisë Albtech dhe është kërkuar që të vendoset çmimi.

Jorida Tabaku: Ndoshta është teknike por ka pasur një vlerë abuzive, ERE nuk është përfshirë në vendosjen e çmimit të energjisë elektrike dhe shitja nuk realizohet, mosmarrëveshja është në gjykatë. Në bilancet që kam marrë nga QKB ju besoj e keni parë shëndetin financiar të kompanisë, kompania ka deklaruar fitim dhe ka bërë një shpërndarje dividenti 2 mln euro, kur ka ende shpenzime të mbartura e s’ka mbyllur bilancet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit