Tabaku: Mbështetja e Kosovës tregohet me vepra jo me fjalime të gjata

Mos i humb

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka shprehur kritikën e saj për qasjen e Ramës dhe qeverisë ndaj çështjes së Kosovës.

Tabaku u shpreh se qëndrimi ka qenë i ulët, aq sa sipas saj Rama po përdorte për të dalë më suprem se Albin Kurti. Duke iu referuar fjalës së Ramës, Tabakut thotë se qeveria e Shqipërisë duhet të jetë krah Kosovës sipas Kushtetutës.

“Prej kohësh Europa dhe bota nuk janë gjendur në një situatë kaq të vështirë dhe njëkohësisht kur janë hapur disa fronte që rrezikojnë stabilitetin global.
Sulmi i 24 shtatorit, sulmi terrorist i një grupi të armatosur dhe kriminal nga Serbia në territorin e Kosovës, kishte qëllim primar destabilizimin me armë por njëkohësisht edhe cenueshmërinë të institucioneve të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Një pavarësie të arritur me shumë luftë, me gjakun e dëshmorëve që i shtohet njëkohësisht edhe i fundit në listë, Afrim Bunjaku.

Një fije e hollë dhe e pandashme, i ndan të gjitha konfliktet, e ndan njëkohësisht sigurinë e Europës dhe stabilitetin e saj gjeopolitik. Fuçitë e barutit që përpiqen të rindezin për të ndryshuar kufinjtë, sidomos Ballkanin perëndimor dhe që janë hijet e së djeshmes përcëlluese të një rajoni që meriton paqen dhe integrimin në Bashkimin Europian e jo rikthimin e fantazmave të një të shkuare të turpshme dhe aspak krenare.
Janë mesazhe që diktatori që nisi luften në Ukrainë, kërkon dhe lobon. Do të mjaftonte kaq që politika jonë të ishte e përbashkuar në këtë akt në pak minuta për të dërguar përpara interesin tonë kombëtar, të Shqipërisë dhe shqiptarëve, para interesit të vogël partiak e çdo ego personale.

Njeriu është ajo çfarë bën e jo ajo çfarë thot, po ne kemi dështuar në këtë pikë, edhe ministri sot dështoj përsëri duke e quajtur Kosovën çështje të politikes së jashtme. Ne kemi dështuar pasi kemi folur të gjithë me shumë dashuri për Kosovën, e kur vjen puna për të vepruar në interes të saj gjithmonë kemi qënë të zënë që ta bëjmë atë çfarë thotë partia e jo çfarë thotë interesi kombëtar.

Kemi qënë të zënë, kush e përdor atë për politikën e ditës, kush zihet se kush ka rezolutë më të mirë, kush e do më shumë kombin me retorik, a thua që atdhe-dashuria varet nga oratoria, elokuenca, gjatësia e fjalimit, por jo nga aktet, dhe dashuria matet edhe me rreshtimin e liderit që foli këtu me “unë” të paktën 50 herë në fjalimin e tij. Përtej elokuencës së retorikës që kullon atdhe dashuri, kanë rendësi aktet e veprimet.
A e ka lujatur qeveria e Shqipërisë rolin e saj që ja dikton Kushtetuta e vendit për të qënë në krah të Kosovës dhe shqiptarëve? A nuk ju duket shpesh që përfaqësues të qeverisë nuk dallohen fare nga këto emisarët e posaçëm që janë shtuar shumë kohët e fundit e që fillojnë negociojnë për historinë e Kosovës dhe për të dhënat e të shkuarës së saj kur as nuk e njohin këtë histori?

Ky është shqetësimi i opozitës sot! A janë qëndirmet zyrtare të Shqipërisë dhe përpjekjet diplomatike të saj, jo vetëm me 24 shtator, por në vijimësi në favor të saj dhe stabilitetit të rajonit. Ndërkohë që debatojmë në këtë sallë, ne ende nuk kemi parë një qëndrim të fortë, të vendosur të pacënushëm të qeverisë Shqiptare në lidhje me sulmin e 24 Shtatorit.

Ende nuk e kemi lexuar një deklaratë që vendos interesin kombëtar në pacënueshmerine e territorit të Kosovës për ta administruar, për të kontrolluar për të ruajtur çdo cm2 të territorit të saj, në publikimin e provave, fakteve dhe çdo të dhëne tjetër për një hetim ndërkombëtar të plotë.

Qeveria shqiptare nuk ja lejon dot vetes luksin e dy anësisë, e keqkuptimin dhe teorisë së bashkëfajësisë e bashkëvuajtjes, sepse ngjarjet e 24 shtatorit përveçse janë akte terroriste, janë njëkohësisht dhe një paralajmërim për të ardhmen e rajonit, për sigurinë, dhe për atë që është Europa sot e do jetë nesër.
A ka rendur qeveria nga vrapi me një frymë per një rezolutë që mbron luftën e UçK me akuzat fallco, me të drejtë, për të folur mbi palët për debatin Kosovë – Serbi. Ky është konfuzioni tipik i atyre që qeverisin me moton “themi atë që nuk e bëjmë, bëjmë atë që nuk e themi”. Konfuzioni tipik i atyre që kanë komplekse ndaj më të madhit dhe më të fuqishmit që kanë frikë nga ato, nga ana tjetër shkelin më këmb këdo që është më i vogël, këdo që nuk ka fuqi. Ky besoj që është edhe rasti që ka ndodhur rëndomtë kohët e fundit.

Shqipëria nuk ka asnji peshë që rëndon mbi supet, nuk ka asnji hije të së djeshmes dhe të shkuarës që të mohoj të vërtetën e të sotmes. Dhe askush që e përfaqëson Shqipërinë nuk duhet të vazhdojë me asnji axhende interesi personal, por axhendat e interesit kombëtar.

Kjo duhet të na udhëheq në rrugën tonë, jo vetëm në këtë seancë por dhe në menaxhimin e të gjithë marrëdhënieve dhe krizës në rajon. Për këdo është shumë e qartë që sulmi në veriun e Kosovës nga grupet terroriste rrezikon destabilizimin e rajonit për interesa qartësisht jo të Europës. Së dyti, është sulm i një shteti ndaj një shteti të pavarur, ashtu siç e njohën dhe të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Për vite me rradhë Kosova ka paralamjëruar që interesi i qeverisë serbe nuk është dialogu, por shbërja e tij dhe e pavarësisë. Sulmi dhe veprimet e qeverisë serbe po i japin të drejtë Kosovës, prandaj ne duhet të kërkojmë që të hiqen masat ndaj qeverisë së Kosovës; të kërkojmë, sidomos pas zgjedhjeve të 24 shtatorit, përtej ndasive politike, që kjo të ndodh menjëherë, të ndodh sot.

Prandaj fokusimi i Shqipërisë në mbështetje të institucioneve të Kosovës, duke mos kërkuar largimin e tyre nga veriu i Kosovës, por në të kundërt mbështetja institucioneve legjitime duhet të jetë prioritare.
Si do ndihej qeveria shqiptare të themi nëse përfaqësuesit e Kosovës apo ndonjë shteti tjetër do të vinin e të thonin që meqënëse krimi i organizuar e korrupsioni kanë zënë vënd në Shqipëri, le të vijë BE ta drejtojë Shqipërinë apo meqënëse politika është e paaftë që të bjeri dakord qoftë për një çështje të politikës së ditës, le të vijnë ndërkombëtarët ta marrin atë përsipër.
Ne nuk jemi këtu për të martirizuar askënd dhe kjo përpjekja për t’u dukur si martirir sepse nuk na pëlqejnë kritikat. Kjo taktika e vetëmartirizimit është sjellja e kujtdo që përpiqet të fshihet pas retorikës dhe demagogjisë.

Kur themi që qeveria ka zhvendosur rëndësinë strategjike të Shqipërisë, e kemi fjalën për mënyrën se si janë qasur raportet mes Serbisë dhe Kosovës. Si ka mundësi që harxhohet kaq shumë energji dhe përpjekje diplomatike kundër Kosovës më shumë se sa kundër Serbisë?
Si ka mundësi që vetëm Albin Kurti e përdorka nacionalizmin për tragjedinë folklorike dhe këtë nuk e bën Aleksandër Vuçic, se ky na qënka burrë i mirë? Si ka mundësi që vetëm qeveria e Kosovës nuk e dashka marrëveshjen, por Serbia e do dhe nuk largohet nga tryeza?

Si ka mundësi që nuk flitet për Serbinë, por flitet për Kosovën?
Problemi qëndron se ne kemi një garë të pakuptimtë se kush është më i pëlqyer në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë apo i Kosovës apo se çfarë ndodh me profilet dixhitale dhe me komentet në Facebook, ku fjala “Facebook” u përdor të paktën 50 herë këtu sot.
Ne kemi një garë sot se kush janë më të suksesshëm në Facebook, patronazhistët e PS apo trollet e Albinit në Kosovë. Kjo nuk duhet të ndodhi apo tolerohet sepse kjo seancë që ishte për të dënuar sulmet në territorin e Kosovës deri më sot, ku shumë pak debat ka prodhuar qoftë në mbrojtje të Kosovës apo qoftë për të dënuar sulmin.
Gjestet elektorale, qëndrimet sporadike, qëndrimet që “veçse unë i di të gjitha e kushdo tjetër e ka keq” i kanë bërë dëm kauzës kombëtare. Përdorimi i flamurit kombëtar si plaçkë sa herë kemi fushata elektorale si po ndodh së fundmi rëndom, e patriotizmi për festa është bërë e udhës vitet e fundit!

Po a keni dëgjuar ndonjëherë në këto 10 vite në parlament që ne të kemi një seancë se çfarë axhenda ka përparuar qeveria Shqiptare për anëtarësimin e Kosovës në NATO? çfarë axhende ka përparuar qeveria shqiptare për njohjen e Kosovë, por dhe për procesin e anëtarësimit, për aplikimin e saj për hapjen e këtij procesi? A ka Kuvendi i Shqipërisë një debat të vetëm në 10 vite për këtë?
Unë besoj, ashtu siç u përmend rëndom në këtë seancë duke filluar nga filozofët dhe shkrimtarët, duke u cituar e keqcituar të gjithë ato që ka thënë opozita e kushdo që mendon kundër qeverisë, sot duhet të kishim një fjalë të gjithë në këtë Kuvend për të dënuar sulmin!

Ta kishim lënë luftën politike, por fatkeqësisht nuk e evituam as sot!”, tha Tabaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit