Tabaku: Ndryshimet në ligjin e komisioneve hetimore, të njëanshme

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh sot se shtesat dhe ndryshimet në funksionimin e ligjit për Komisionet Hetimore, kufizojnë të drejtat e opozitës për ngritjen, objektin dhe mënyrën e zhvillimit të komisioneve hetimore parlamentare.

Në një prononcim për mediet pas miratimit të këtyre ndryshimeve në komisionin e ligjeve, Tabaku u shpreh se propozimi i deputetes së PS-së Ermonela Felaj për ngritjen e komisioneve hetimore mbron mazhorancën.

“Sot mazhoranca ndryshoi ligjin për komisionet hetimore në mënyrë të njëanshme duke e kthyer atë nga një instrument që mbështeste punën mbikëqyrëse të opozitës, në një instrument për kontroll të mazhorancës”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, “thirrja e dëshmitarëve me dyer të mbyllura pengon punën e opozitës për kontrollin parlamentar”.

“Me dëshmitarë që do të thirren me dyer të mbyllura. Lënia në fshehtësi, është një pengesë e punës së opozitës dhe vjedhja e të drejtës kushtetuese që kemi për kontrollin parlamentar. Tashmë është bërë një ligj që ngre një komision hetimor për të kontrolluar komisionin hetimor. Kush është Klotilda Bushka që vendos nëse dëshmitari duhet të vijë me dyer të mbyllura apo të hapura”, tha Tabaku.

Sipas saj, “ligji aktual është shumë i mirë ashtu siç është dhe nëse do ndryshohej duhej të bëhej për t’i dhënë opozitës më shumë fuqi dhe jo për t’i hequr”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit