Tabaku publikon dokumentet për Kardhiq-Delvinë: Qeveria mbush xhepat e kompanive

Mos i humb

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë në lidhje me projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Tabaku ka publikuar një dokument, ku flitet për ndërtimin e kësaj rruge.

Sipas Tabakut, babëzia e qeverisë nuk ka fund, teksa çdo gjë bëhet, për të pasuruar xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë.

Postimi i Tabakut:

A duhet të normalizojmë korrupsionin? Në shqip, fjala e urtë popullore “I kushtoi sa frëngu pulën” do të mund të kuptohej nën shembullin e rrugës Kardhiq Delvinë që nisi me një parashikim në buxhetin afatmesëm me vlerë 5.2 mld lekë dhe që më pas shkoi në 6.7 mld lekë.

Kjo rrugë ka dhe një nga historitë më domethënëse se si paratë e taksave të shqiptarëve keqpërdoren vazhdimisht për t’u ofruar herë pas here shqiptarëve një copëz tuneli si një arritje e madhe. Rruga ka nisur që në vitin 2018 dhe është thuajse 35 km e gjatë, me logjikë duhet të kishte përfunduar me kohë, por nuk ka përfunduar.

Njësoj si shumica e rrugëve të nisura nga kjo mazhorancë, përfshirë dhe kryeveprën e dështimit rruga e Arbrit, kjo rrugë ka pësuar rritje të vazhueshme të shumës, dështime me tendera dhe shenja të qarta abuzimi me fondet.

Vetëm vitin e fundit shpenzimet për këtë rrugë janë rritur me thuajse 30% duke treguar më shumë hallin e qeverisë për të hedhur në xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë se sa përfundimin e saj.

Sivjet jemi në një vit ku shpenzimet e çdo qytetari po rriten me nga 30%-40% ndërkohë që qeveria jonë ka ndihmën më të ulët në rajon për familjet.

Fotot e bukura, projektet 3 D dhe pamjet video vetëm sa mbulojnë korrupsionin e një qeverie që i ka lënë rrugët dhe shqiptarët rrugëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit