Tabaku: Qeveria u ka dhënë personave nën hetim 18.6 mln euro nga paratë e rindërtimit

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka thënë në Kuvend  se  qeveria u ka dhënë 18.6 milionë euro nga paratë e rindëritmit, personave që janë nën hetim nga prokuroria.

Gjatë diksutimit për aktin normativ për kompensimin e çmimit për materialet e ndërtimit, Tabaku tha se me këtë akt qeveria po sigurohet që këtyre personave mos t’u mungojnë të ardhurat.

Ndër të tjera, Tabaku tha se oligarkët paguajnë për të kaluar ligje në parlament, duke e quajtur këtë korrupsionin në nivelin më të lartë.

“Kanë bërë një akt që ka hyrë në fuqi ndërkohë që kanë nisur të paguajnë kompanitë. Së dyti akti sjell amnisti indirekte të detyrimeve të firmave. Vonesa në përfundimin e veprave publike dënohet me penalitete. Me këtë akt amnistohen kompanitë që kanë vonesa.

Kam raste pa fund të kompanitë të përfshira në rindërtimin.

Nga ana tjetër, kompanitë përveç faktit që tenderat janë dhënë me 99 përqind të vlerës, kanë lidhje me qeverinë.
Rruga Kardhiq-Delvinë dhe shumë raste të tjera i kam denoncuar. Abuzimi më i madh është për kompanitë që kanë pronarë persona në kërkim, të hetuar të gjykuar për trafik ndërkombëtar droge. E dini ç’bën kjo qeveri? 18.6 milion euro janë dhënë për kompani e persona që janë në hetim. Me aktin qeveria kujdeset t’i sigurojë fitime e mos i mungojnë të ardhurat. Kur i thonim ne qeverisë që çmimet po rriten thoshte jo. Sot doli ministrja tha janë rritur që në shtator. Çfarë lufte kishte në shtator?

Pak ditë më parë bashkë me zonjën Felaj diskutuar rezultatet e një sondazhi për korrupsionin, ishte një këmbanë alarmi. Ajo që është e rëndësishme është që oligarkët paguajnë për të kaluar ligje në Parlament. Kjo është kapja e shtetit në nivelin më të larta. Ky është korrupsioni në nivelin më të lartë.

Nga korrupsioni i banaqeve është kaluar në korrupsion politik, ku kompani kërkojnë mbështetje e sjellin këtu rritje buxheti për to, ndërkohë që kjo ndihmë e mëshirë nuk i jepet askujt prej qytetarëve në nevojë. Votimi kundër aktit është nder që i bëjmë qytetarëve”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit