Tabaku: Si u dha zona e mbrojtur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, të ndalet menjëherë kjo aferë. Replikon Kumbaro: Si qëndron e vërteta

Mos i humb

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë ndërsa deklaroi se zona e mbrojtur u dha për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ajo bëri thirrje që të ndalet kjo aferë.

“Qytetarët po përdoren si plaçkë lufte sa herë që ka zgjedhje. Sot me fatkeqësi vura re se pas hekurave ndodhen një grup i madh i administratës që kanë firmosur për inceneratorët, por që pjesa më e madhe e shefeve janë ulur në rreshtin e parë të qeverisë. Ata u sqaruan se kishin firmosur dhe s’kishin lidhje me atë që kishin firmosur. Ne kemi luftuar për një administratë publike që të jetë e pastër. Do që këtu të ushte dhe ministrja e Mjedisit për aeroportin e Vlorës. Kam komunikuar dhe kam kërkuar sqarim për aeroportin e Vlorës. Shqetësimi i parë për mua është shkelja e marrëveshjes për stabilizim asocimit, ku me një garë i është dhënë një kompanie, me lidhje pranë kryeministrit, që ndërtoi edhe spitalin e Fierit. Si shpërblim mori një kontratë koncensionare në aeroportin e Vlorës. Shqetësimi që ekziston është që një zonë e mbrojtur, e gjitha, u hoq nga mbrojtja dhe u dha për ndërtim. Ashtu siç u kafshua Butrinti, po kafshohet dhe aeroporti i Vlorës. pa pasur asnjë konsultim. Në kontratën koncesionare përsipër të gjithë riskun e mban shteti. Nëse nuk ekziston trafiku, qeveria do të kompensojë kompaninë. Qeveria nuk pyet, e ka shkeljen e ligjit si gjë të lehtë. Kjo aferë korruptive duhet të ndalojë menjëherë!”, tha Tabaku.

E menjëhershme ishte replika e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, e cila mohoi se aeroporti i Vlorës është ndërtuar në zonë të mbrojtur.

“U fol për zonat e mbrojtura dhe më lejoni ta risjell në vëmendje faktin se në janar të këtij viti, një lumë i egër në Europë do të shpallet park Kombëtar. Kjo është projekti më i fundit. Syri i Kaltër kishte statusin monument natyror, tani e kemi Park Kombëtar natyror. Tashmë është bërë një nvestim për të shmangur atë batërdi. Nga ky moment ai vend do të jetë vetëm me biçikleta. Sa i përket Aeroportit të Vlorës, njolla ndërtimore ndodhet në një zonë që nuk është me ligj dhe me VKM, zonë e mbrojtur. është në njollën e vjetër të Aerodromit. Janë respektuar lejet një më një. Çdo koleg, mund ta marrë informacionin në ministri. ndaj, kur flasim mirë është që të shikojmë realisht se çfarë po ndodh.”, tha Kumbaro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit