“Liberalizoni sot vizat për Kosovën”, pas mbështetjes nga kryetarja e PE-së flet Osmani: Hapni dyert, ose forca dashakeqëse do…

Mos i humb

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, me të mbërritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel ka kërkuar që kosovës t’i liberalizohen vizat.

“Është një ditë historike. Sot është dita kur ne duhet të fillojmë realisht negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet të fillojmë realisht të flasim për të garantuar liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha ajo.

Në vijim, Metsola theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të gjejë vendin e tij në shtëpinë evropiane dhe Samiti i sotëm është momenti kur zgjerimi duhet të përdoret në kohë lufte.

Ndërkohë, edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dha një mesazh të fuqishëm teksa hynte në punimet e Samitit, duke thënë se ka ardhur koha që BE-ja t’i flasë qartë Ballkanit, ose përndryshe të tjerët do ta zënë hapësirën e lënë bosh prej unionit.

“Duke hapur dyert e saj për Ukrainën dhe Moldavinë, BE po dërgon një mesazh me rëndësi gjeostrategjike. Është një vendim gjeopolitik dhe është pikërisht ajo që i duhet Ballkanit Perëndimor. Pra shpresoj shumë që ndërkohë që Ukraina dhe Moldavia vazhdojnë njëkohësisht, BE-ja të kuptojë se ne jemi pjesë e zemrës së Evropës dhe se edhe ne meritojmë të vazhdojmë, sepse nëse BE-ja nuk i jep një sinjal të qartë Ballkani Perëndimor, faktorë të tjerë keqdashës do ta përdorin atë hapësirë”, u shpreh Osmani.

Presidentja kosovare gjithashtu shtoi se “është koha që të gjithë të ecim përpara”, me shpresën që të gjitha vendet evropiane do të japin një mesazh të qartë ditën e sotme.

“Është koha që shtetet anëtare ta mbështesin këtë proces, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj popullit kosovar”, theksoi ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit