Tabaku takime në Bruksel: E ardhmja e Shqipërisë është Europa

Mos i humb

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, në Bruksel.

Në një postim në twitter, Varhelyi bën të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar në lidhje me hapat e ardhshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Pas vizitës sime të javës së fundit në Shqipëri, u takova me Jorida Tabaku. E përgëzova për punën e saj të përkushtuar si Kryetare e Komisionit për Çështjet e BE-së dhe Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar për Integrim në BE. Diskutuan hapat e ardhshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe projektet për të mbështetur Shqipërinë në ditën e zgjedhjeve”, shkruan Varhelyi.

Tabaku ka zhvilluar një takim edhe me presidentin EPP, Manfred Weber që është gjithashtu dhe Kryetari i Grupit parlamentar të EPP (European People’s Party në Parlamentin Evropian”.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se partitë e djathta kanë luajtur një rol deciziv në procesin e integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë.

“Falë mbështetjes, vizioni dhe orientimit të grupit të EPP, vendi jonë ka mundur të avancojë në procesin e Integrimit Europian dhe kalojë sfidat. Nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Shqipërisë sonë është Europa dhe sot i sigurova gjithashtu Weber se ky është dhe orientimi i Partisë Demokratike”, thekson deputetja e PD-së.

Tabaku mori pjesë në mbledhjen e komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian ku u diskutua  raporti për Shqipërinë.

Në PE, deputetja demokrate u takua edhe me kryetarin e Komisionit të Jashtëm David McAllister dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm.

“Detyrimet dhe angazhimet tona sapo kanë nisur dhe faza e re kërkon më shumë punë nga qeveria dhe mbikëqyrje nga Parlamenti, lufta ndaj korrupsionit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme si dhe liria e medias”, thekson Tabaku.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit