Tabaku te ‘Ekonomia’: Po përjashtoni 95% të bizneseve duke i dhënë mundësi 5% për të përfituar nga përjashtimet

Mos i humb

Mbledhje e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me diskutime dhe debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe të maxhorancës. Gjatë fjalës së saj, nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, u shpreh se qeveria përmes paketës fiskale po ua bën jetën e vështirë bujqve dhe po privilegjon bizneset e oligarkisë.

Ajo vuri në dukje se në paketën fiskale përcaktohet ndër të tjera se hiqen përjashtimet për bizneset që importojnë 50 mln lekë duke e vendosur kufirin e përjashtimit në 500 mln lekë.

Tabaku e ftoi ministren që të përgjigjej se sa biznese do të përfitonin nga përjashtimet nga importet prej 500 mln lekë. Ministrja Ibrahimaj nuk u përgjigj me numra se sa biznese do të përfitojnë nga këto përjashtime, ndwrsa tha se; “Nuk kemi një shifër për këtë përjashtim”.

Ndërkohë që zonja Tabaku shprehu shqetësimin se këto ndryshime janë në kurriz të 95% të bizneseve dhe favorizojnë sërishmi 5% të bizneseve.

Tabaku, evidentoi se këto ligje bëhen për të ashtuquajturit “investitorë strategjikë” që janë të njëjtët persona që bëjnë ligje me porosi. Paketa e re fiskale e qeverisë ka hasur në pakënaqësi tek të gjitha dhomat e tregtisë dhe gjithashtu nga shoqata e bujqve që prej javësh janë në protestë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit