Tafili -Takimet e anëtarëve të dorëhequr me aktivistët e Vetëvendosjes, janë antifushatë

Mos i humb

Avni Tafili, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka cilësuar si të dëmshme dhe si antifushatë takimet e anëtarëve të dorëhequr, me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, ai ka thënë se këto lloj takimesh, janë në dëm të procesit të zgjedhjeve nëpër të cilin po kalon Vetëvendosje.

Ja postimi i plotë i tij:

“Takimet e ndonjërit prej grupit të dorëhequr nga pozitat e tyre në Lëvizje, gjithsecili do t’i kuptonte si antifushatë, si përpjekje për të dëmtuar procesin e Zgjedhjeve të 21 janarit, kur do të votohet për kandidatin e vetëm për Kryetar të Lëvizjes, Akbin Kurtin.

Meqë dorëheqjen e tyre e lidhin me pakënaqësinë e tyre për kandidimin e Albinit për Kryetar, edhe takimet e tyre këtyre ditëve do të kuptoheshin si dëmtues të procesit.

Prandaj, takimet rreth gjendjes me anëtarët e Lëvizjes nëpër Qendra, ose duhej bërë para se të përfundonte afati për kandidaturat për kryetar të Lëvizjes, ose pas 21 janarit, pasi të jetë përmbyllur ky proces.”/Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit