Tahiri: A duhet të sanksionohen si vepra penale ndërtimet ilegale?

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pyetur qytetarët nëse duhet të sanksionohen ndërtimet pa leje si vepër penale të paraparë me Kodin Penal.

Ai në facebook ka njoftuar se janë në fazën finale të hartimit të ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, por dëshiron të dijë nëse ndërtimet pa leje duhet t’i kodifikojmë si vepër penale.

“Jemi në fazën finale të hartimit të ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Është bërë punë e madhe dhe ka pasur debate të ndryshme gjatë tërë procesit të hartimit të këtij Kodi. Kam ndjekur vazhdimisht një politikë gjithëpërfshirëse që reflekton perspektiva të shumta, sinkronizimi i të cilave do na mundësojë një legjislacion të konsoliduar në këtë fushë.

Sot, dua të ndaj me ju një nga këto perspektiva, për të cilën ju ftoj të jepni sugjerimet tuaja me komente. Fjala është nëse ndërtimet pa leje duhet t’i kodifikojmë si vepër penale. Jam shumë i interesuar të kuptoj se çfarë pozicioni mbajnë qytetarët ndaj kësaj dukurie jo aq të rrallë, dhe komenteve tuaja do t’iu kushtoj një vëmendje të veçantë. Pra, a duhet ta sanksionojmë ndërtimin pa leje si vepër penale të paraparë me Kodin Penal?”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit