Tajfuni “Hagibis” godet Japoninë, 19 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur (Foto)

Mos i humb

19 viktima, 16 të humbur, rreth 130 të plagosur dhe dëme shumë të mëdha materiale është bilanci i tajfunit “Hagibis” që goditi Japoninë ditën e djeshme. Tajfuni, i cili konsiderohet si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit la një skenë të vërtet shkatërrimi në disa zona të Japonisë.

Shtatë milionë njerëz janë evakuuar pas stuhisë me shpejtësi 215km/orë që goditi vendin këtë të shtunë. Më shumë se 800 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e Tokios dhe është pezulluar transporti hekurudhor në shumë zona.

Kryeministri Shinzo Abe zhvilloi një mbledhje emergjente me këshillin e ministrave dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në zonat e përmbytura. Ai iu ofroi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të ruajtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit