Tajlandë, kryeministri Prayut i shmanget pyetjeve të gazetarëve

Mos i humb

Kryeministri i Tajlandës, Prayut Çan-oça, kërkoi nga gazetarët që pyetjet t’ia parashtrojnë maketës së kartonit.

Sipas lajmit të publikuar nga BBC, lideri i puçit ushtarak të 2014, kryeministri Prayut, ka gjetur një metodë interesante për të evituar pyetjet kurreshtare të gazetarëve që prisnin jashtë ndërtesës së Parlamentit në kryeqytetin Bangkok.

Pasi bisedoi ca kohë me gazetarët, Prayut duke treguar në maketën, tha: “Nëse dëshironi të parashtroni pyetje në lidhje me politikën (apo ngjarjet e dhunshme në jug), pyeteni këtë njeri”, dhe u largua nga vendi duke përshëndetur me dorë.

Kryeministri i Tajlandës, në tetor të vitit të kaluar bëri të ditur se në nëntor të 2018 vendi do të shkojë në zgjedhje ndërsa në qershor do ta caktojë ditën e zgjedhjeve.

Rendi kushtetues në Tajlandë u pezullua pas puçit ushtarak të kryer në 22 maj 2014. Krahas premtimit të liderit të juntës Prayut Çan-oça që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në fund të vitit 2015, ende nuk është realizuar tranzicioni në demokraci përkundër dy viteve të kaluara./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit