Dr. Mustafa Bajrami: Nevojë imediate e rileximit dhe riinterpretimit të historisë!

Mos i humb

Përçarjet e fundit në Vetëvendosje janë vazhdimësi e një logjike që i përcjellë shqiptarët në udhëheqjet e tyre politike!

Duke komentuar ngjarjet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, Dr. Mustafa Bajrami ka thënë se “Ngjarje në LVV nuk duhet shikuar vetëm nga këndvështrimi i momentit historik nëpër të cilin po kalon një lëvizje politike shqiptare” “Këto ngjarje të dhimbshme” ka shkruar ai, “duhet kuptuar si një fenomen që ka bashkëjetuar me logjikën shqiptare në udhëheqje përgjatë gjithë historisë”.

Me sa duket i mllefosur nga ngjarje të këtilla që po na përcjellin përgjatë gjithë kohës, ai ka thënë se edhe ky rast i tanishëm, por edhe sikur shumë të tjerë më parë, “tregon fatin e keq që i ka përcjellë shqiptarët nëpër kohë të ndryshme”. Sipas tij, rrallë herë ka ndodhur që klasa politike shqiptare t’i ketë quar proceset deri në fund, pa plasaritje të këtilla në dëm të njerëzve që i kanë udhëhequr.

Në fund të shkrimit të tij ai ka thënë se beson bindshëm se historia (e jonë) si shkencë nuk duhet shikuar (vetëm) si “tregim i bukur” mbi të kaluarën e as si shprehje e mllefit ndaj të tjerëve që vazhdimisht na paskëshin hyp mbi qafë, por, duke analizuar rrethanat dhe momentet nëpër të cilat kaloi njeriu jonë, duke shikuar në logjikën e të menduarit tonë, domosdo të bëhen përpjkeje për ndonjë ndërhyrje të mundshme ndaj këndvështrimit të pikëpamjes shqiptarë mbi jetën. Këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit e dijes që kanë aftësinë të shikojnë edhe përtej perdes së syve, jo politikanët të cilët janë të prirë të jenë të tillë, ashtu siç janë”.

Më poshtë lexojeni shqetësimin e tij të plotë të shkruar në llogarinë e tij në Facebook

NEVOJË IMEDIATE PËR RILEXIMIN DHE RIINTEPRETIMIN E HISTORISË!

Përqarjet e tanishme në Vetëvendosje nuk duhet shikuar (vetëm) nga këndvështrimi i momentit historik nëpër të cilin po kalon një lëvizje politike shqiptare.

Këtë ngjarje të dhimbshme duhet kuptuar si një fenomen që ka bashkëjetuar me logjikën shqiptare në udhëheqje përgjatë historisë. Ky rast tregon fatin e keq që i ka përcjellë shqiptarët nëpër kohë të ndryshme. Them kështu sepse rrallë herë ka ndodhur që klasa politike shqiptare t’i ketë quar proceset deri në fund, pa plasaritje të këtilla në dëm të njerëzve që i kanë udhëhequr.

Andaj, bindshëm besoj se historia jonë si shkencë nuk duhet shikuar (vetëm) si “tregim i bukur” mbi të kaluarën e as si shprehje e mllefit ndaj të tjerëve që vazhdimisht na paskëshin hyp mbi qafë, por, duke analizuar rrethanat dhe momentet nëpër të cilat kaloi njeriu jonë, duke shikuar në logjikën e të menduarit tonë, domosdo të bëhen përpjekje për ndonjë ndërhyrje të mundshme ndaj këndvështrimit të pikëpamjes shqiptarë mbi jetën. Këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit e dijes që kanë aftësinë të shikojnë edhe përtej perdes së syve, jo politikanët të cilët janë të prirë të jenë të tillë, ashtu siç janë…!!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit