Tajvan, të paktën 4 të vdekur nga tërmeti

Mos i humb

Të paktën 4 persona e humbën jetën si pasojë e tërmetit prej 6 ballësh sipas shkallës së Rihterit i cili goditi bregdetin lindor të ishullit të Tajvanit.

Byroja Qendrore Meteorologjike e Tajvanit, njoftoi se tërmeti prej 6 ballësh ishte me thellësi prej 10.6 kilometra ndërsa epiqendra ishte 18.3 kilometra nga qyteti Hualien.

Sipas lajmit të publikuar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve në Tajvan (CNA), zyrtarët kanë bërë të ditur se si pasojë e shembjes së disa ndërtesave nga tërmeti, 4 persona e kanë humbur jetën ndërsa 247 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu bëhet e ditur se nuk mund të arrihet deri tek 82 persona të cilët kanë mbetur nën rrënoja.

Më tej njoftohet se nga të plagosurit, 31 persona janë shtetas të huaj. Nga të huajt me lëndime të lehta, 14 janë shtetas nga Koreja e Jugut, 9 nga Japonia, 2 nga Çekia, 2 nga Singapuri dhe 1 nga Filipinet. Vazhdojnë punimet për përcaktimin e identitetit të plagosurve tjetër.

Në raportin e qendrës për operacione emergjente të qeverisjes së Hualienit, thuhet se janë dëmtuar një numër i madh i ndërtesave, urave dhe autostradave të qytetit. Poashtu theksohet se për shkak të sigurisë, është ngadalësuar shpejtësia e linjave të metrosë në qytetet në afërsi të Hualienit.

Derisa është pezulluar procesi arsimor, janë mbyllur edhe bizneset. Ekipet zjarrfikëse dhe personeli ushtarak në rajon vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Lideri i Tajvanit, Tsai Ing-Wen sot në mëngjes ishte në qytetin Hualien. Gjatë vizitës së tij, apeloi deri te ushtria, njësitë administrative dhe personelit që udhëheq me operacionet e shpëtimit që të vazhdojnë përpjekjet derisa të gjenden të gjithë personat e bllokuar nga tërmeti. Ai gjithashtu tha se për të plotësuar nevojat e viktimave të fatkeqësisë dhe qeverisjes lokale, do të mobilizohen të gjitha burimet.

Qendra për Studime Gjeologjike në SHBA (USGS), pati njoftuar se tërmeti ishte me fuqi prej 6.4 ballësh.

Ndryshe, në tërmetin prej 7.6 ballësh i cili goditi Tajvanin në vitin 1999 humbën jetën mbi 2.300 persona./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit