Tajvani teston raketa në mes të tensioneve me Kinën

Mos i humb

Testi shënoi fillimin e një programi katër-ditor që është pjesë e përpjekjeve të ishullit të vetëqeverisur për të forcuar mbrojtjen e tij kundër Kinës, njoftoi e përditshmja “South China Morning Post” (SCMP).

Testi u zhvillua pranë qarkut lindor Taitung të Tajvanit dhe bazës ushtarake Jiupeng në qarkun jugor të Pingtung të enjten në mbrëmje.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit si dhe Institutit Kombëtar i Zhvillimit Chung-Shan të Shkencës dhe Teknologjisë, refuzuan të shpërndajnë ndonjë detaj në lidhje me raketat.

Raportet e mediave lokale pretendojnë se raketat e shkrepura nga Pingtung ishin raketa tokë-ajër Tien Kung-3 (Sky Bow-3) me rreze 200 kilometra të dizajnuara për të interceptuar raketat e drejtuara që vinin nga Kina.

Tien Kung-3 interceptoi me sukses një raketë të shkrepur nga Taitung gjatë testimit, thuhet në raportin e SCMP-së.

Të martën e kaluar, disa avionë luftarakë kinezë Sukhoi Su-30 fluturuan në jug-perëndim në Tajvanit ndërsa menjëherë pas kësaj në brigjet perendimore të Tajvanit bëri një fluturim avioni transportues ushtarak C-40A.

Tajvani do të zhvillojë stërvitjet vjetore ushtarake në korrik dhe shtator.

“Stërvitjet Han Kuang do të testojnë aftësitë asimetrike të vendit për të larguar forcat armiqësore në det dhe përgjatë plazheve të tij”, tha Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit javën e kaluar.

Ndërsa Pekini e konsideron Tajvanin një provincë kineze, Taipei ka ruajtur pavarësinë e tij që nga viti 1949 dhe ka marrëdhënie diplomatike me 15 vende.

Kina refuzon marrëdhëniet diplomatike me çdo vend që njeh Tajvanin, një hap nga i cili SHBA-ja është përmbajtur zyrtarisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit