Rusi, shkon në mbi 511 mijë numri i të infektuarve me COVID-19

Mos i humb

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit tha njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 8.987 raste të reja me virusin.

Ndërkaq, bilanci ditor i të vdekurve është rritur për 183, gjersa numri i të shëruarve ka shkuar në 269.370, me 8.220 të shëruar në 24 orët e fundit.

Siç njoftohet, rastet e sotme ditore kanë shënuar rritje për 1,8 për qind.

Në Moskë, ku autoritetet kanë lehtësuar masat kufizuese, janë regjistruar 1.714 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 202.935, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.187, me 49 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi për Shëndetin Publik dhe të Drejtat e Konsumatorit bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 343 mijë teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve ka arritur në mbi 14.2 milionë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit